Këto skuadra kualifikohen në çerekfinale
07 dhjetor 2019
| 16:22
Kanë përfunduar katër takimet e parë të fazës së 1/8 në Kupën e Kosovës në futboll.
Ballkani, Feronikeli, Dukagjini dhe Drenica kanë siguruar kualifikimin tutje. Ballkani ka siguruar çerekfinalen e Kupës së Kosovës, pasi në takimin e sotëm mposhti Trepçën ‘89. 3-0 ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes në të mirë të skuadrës së Ismet Munishit.
Fitore sot, shënoi edhe Drenica me rezultatin 4-0 ndaj skuadrës së Dardanës.
Kurse, Dukagjini dhe Feronikeli, arritën fitore ndaj skuadrave si Vitia dhe A&N. Feronikeli mposhti skuadrën A&N me rezultat 3-0, ndërsa Dukagjini arriti ta përmbys disavantazhin pas pjesës së parë duke triumfuar në fund 2-1 ndaj Vitisë.