Këto skuadra kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës në futsall

23 shkurt 2021 | 16:01

Janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në futsall.

Ndeshja më interesante e këtij rrethi ishte ajo në kryeqytet ndërmjet Prishtinës 01 dhe Liburnit, e cila në kohën e rregullt u mbyll baras 3-3, derisa pas penalltive në gjysmëfinale kaloi skuadra gjakovare (5-3).

Në ndeshjet e tjera u arritën kryesisht rezultate të pritura. Në gjysmëfinale do të takohen: BB Llapi-Liburni dhe Liqeni-Prishtina. Ndeshjet e këtij rrethi zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ku takimet e para luhen më 27 e 28 shkurt, derisa ato të kthimit më 8 e 9 mars.

Rezultatet

Liqeni – Peja F 2-0
Prishtina 01 – Liburni 3-3 (3-5, pas penalltive)
Prishtina – Albaniku 5-0
Drenica T – BB Llapi 1-3

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej disa ditësh ka qenë në qendër të vëmendjes së…