Këto skuadra sigurojnë kualifikimin në çerekfinale
08 dhjetor 2019
| 14:52
Pas Ballkanit, Drenicës, Dukagjinit dhe Feronikelit kualifikimin në çerekfinale të Kupës e kanë siguruar edhe Prishtina, Gjilani, Liria dhe Vushtrria.
Prishtina e mposhti skuadrën e Arbërisë së Dobrajës me rezultat 1-0, kurse golin vetëm në këtë ndeshje e shënoi Meriton Korenicës nga penalltia.
Gjilani ka shkëlqyer në përballje me 2 Korrikun, pasi fitoi me rezultat 6-1.
Tomislav Busiq shënoi dy gola, kurse nga një gol e shtuan Fiton Hajdari, Fjoart Jonuzi, Gerhard Progni dhe Qëdrim Dautaj, derisa për mysafirët golin e nderit e shënoi Arbnor Shala.
Liria e mposhti Ferizajn me rezultat 1-0, kurse Vushtrria e mposhti Trepçën me rezultat 2-4.
/Epoka e re/