Këto tri shtete ndalojnë fluturimin e Lavrovit për në Beograd

05 qershor 2022 | 19:39

Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria nuk do ta lejojnë hapësirën ajrore për ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov – i cili sipas agjendës pritet ta vizitojë Beogradin më 6 e 7 qershor.

Siç shkruan danas këto shtete s’do ta lejojnë hapësirën ajrore për transportin e kryediplomatit rus.

Me logjistikën e udhëtimit të Lavrovit është duke u marrë vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Të dielën, kryeministrja serbe, Anna Brnabiq ka deklaruar se është e rëndësishme që në këtë kohë Serbinë ta vizitojë kryediplomati rus, por edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

E vetë Vuçiq kishte paralajmëruar vështirësi për vizitën e Lavrovit.

“Është e mundur që gjithçka të jetë mirë, dhe ka mundësi që të mos jetë. A është gjithçka e planifikuar? Gjithçka është planifikuar”, kishte thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur Kuvendin e…