Këto ushqime mund të jenë të rrezikshme për beben tuaj

16 nëntor 2019 | 18:19

Një ndër kthesat kryesore për prindërit është momenti kur bebja fillon të hajë ushqim të fortë. A jeni të vetëdijshëm për të gjitha rreziqet që i bart ky ushqim? Fëmijëve duhet lejuar të hulumtojnë ushqimin, mirëpo me atë rast duhet pasur parasysh që ekzistojnë artikuj të cilët duhet shmangur derisa fëmija t’i mbushë së paku një vit.

Mjalti

Mjalti duhet shmangur për shkak që mund të zhvillojë butolizmin. Butolizmi është i rrallë, mirëpo sëmundja e rëndë të cilën e shkakton bakteri anaerob “Clostridium botulinum” i cili krijon spore dhe helm toksik, ndërkaq pasojat për beben e cila nuk e ka mbushur një vit janë serioze.

Gjalpi i kikirikut

Ky produkt mund të shkaktojë reaksione serioze alergjike. Pos alergjive, gjalpi i kikirikut është jashtëzakonisht i rrezikshëm për shkak se është materie e dendur dhe e ngjitshme, e cila mund të shkaktojë ngufatje.

Kripa

Bebja nuk duhet të hajë ushqim të njelmët. Veshkat e fëmijës njëvjeçar nuk janë mjaftueshëm të zhvilluara për t’u përballur me sasi të mëdha natriumi, andaj është me rëndësi shmangia e kripës. Gjithashtu duhet pasur parasysh që i gjithë ushqimi i përpunuar përmban sasi të caktuara kripe andaj këtë ushqim duhet shmangur.

Rrushi

Rrushi është i mirë për vogëlushët, mirëpo vetëm kur rriten pak më shumë. Madje edhe pse rrushin e prisni përgjysmë, këtë artikull duhet shmangur.

Çokollata

Secila bebe do të donte të merrte një pjesë të vogël çokollate. Edhe pse mendoni që kjo nuk është ide e keqe, kujtohuni që në çokollatë ka kafeinë dhe qumësht, që fëmijët më të vegjël se një vit vështirë e tretin.

Karota e freskët

Si edhe rrushi, madhësia dhe ngurtësia e karotës së freskët paraqet rrezik të madh nga ngufatja për fëmijët e vegjël. Mënyra më e sigurt për konsumim të karotës është kur ajo është e zier.

Kokoshkat

Edhe pse janë krokante, të shijshme dhe mund të jenë të shëndetshme, ekziston rreziku serioz nga ngufatja. Kurrë mos i jepni kokoshka fëmijëve të cilët ende nuk e kanë mbushur një vit.

Bonbonet e forta

Bonbonet, duke përfshirë edhe lëpiskat, më së miri është të mos i jepen derisa fëmija të arrijë moshën kur mund t’i lajë dhëmbët.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pikë kthese mund të jetë kjo për karrierën e…