Këto vendime mori dje Kurti me ministrat

13 tetor 2022 | 08:38

Në mbledhjen e 100 Qeveria e Kosovës ka marrë disa vendime.

Për drejtësi, për gratë dhe vajzat, është proceduar në Kuvend plotësimndryshimi i Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.

Janë ashpërsuar sanksionet penale për kryerësit e veprave penale të dhunimit, dhunës seksuale si dhe dhunës në familje.

Për realizim të Enciklopedisë Shqiptare janë iniciuar procedurat për zbatimin e protokollit të përbashkët financiar të Kosovës dhe Shqipërisë.

Mbështetje financiare për Këshillin Nacional Shqiptar për përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Janë ndarë mjete për mbështetjen me shumë të njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët.

Në zbatim të Marrëveshjes Kompakt të Sfidave të Mijëvjeçarit, ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së, përfaqësuar nga MCC, janë themeluar dy grupe punuese.

Është aprovuar kërkesa e komunës së Podujevës për shpronësim të pronave shoqërore për: infrastrukturë shëndetësore, varrezat e qytetit dhe shtëpinë e kulturës.

Është miratuar raporti vjetor për Gjendjen e Mjedisit në Kosovë për vitin 2021 dhe Planin e Veprimit për zbatimin e Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022-2028.

Është ndryshuar dhe plotësuar Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje.

Janë ndarë mjete për shembjen e rrugës Nacionale N22.3 te vendi i quajtur “Kërshi i Kajushës”.

Me vendimet nga mbledhja, e 100-ta me radhë, bëhen 910 vendime, prej tyre 172 projektligje, 26 konceptdokumente dhe 11 nisma ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një familje ukrainase në Zaporizhzhia u fsheh në bodrumin e…