
Këto vendime u morën në mbledhjen e sotme të qeverisë
Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për themelimin e Komisionit për vlerësimin dhe propozimin e tarifave të përgjithshme për shfrytëzimin e lëndës së mbrojtur me të drejtën e autorit nga operatorët kabllorë.
Në këtë mbledhje kabineti qeveritar ka aprovuar edhe Raportin e konsoliduar vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike për vitin 2018, si dhe planin e reagimit për menaxhimin e fluksit të mundshëm të migrantëve, refugjatëve dhe aplikuesve.
Po sot është marrë vendimi për të kërkuar nga Presidenti i Kosovës dhënien e autorizimit Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për nënshkrimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës mbi programin “Decentralizimi dhe Mbështetja komunale (DEMOS) faza II”.
/Epoka e re/