Këtyre 15 bizneseve MINT-i ua shfuqizoi certifikatat
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka shfuqizuar certifikatat e 15 bizneseve të cilat kanë pasur përmbajtje antikushtetuese në dokumentacionet e tyre.
Arsyet e shfuqizimeve ndërlidhen me adresa të cilat figurojnë në Serbi dhe jo në Kosovë.
“Këto 15 shoqëri tregtare, në dokumentacionin e pronarëve apo përfaqësuesve të autorizuar, kanë përmbajtje antikushtetuese si në vijim: “Pec, Republika Srbija“; “Pec, SRB“; “Gnjilane, Srbija”; “Pristina, Srbija”; “Djakovica, Republika Srbija”; “Kosovska Mitrovica, Republika Srbija”, thuhet në njoftimin e MINT.
Përveç publikimit të emrave të bizneseve, MINT ka njoftuar se aksioni i shfuqizimeve do të vazhdoj edhe ditëve në vijim.
Lista e plotë e 15 bizneseve është kjo si më poshtë:
BOMEK SH.P.K.
LENSIA SH.P.K. ( me emërtim te vjetër EPOXY SB- BODEN L.L.C.)
MAP SH.P.K.
MTS D.O.O.
NDERTIMI FI 6285 92 SH.A.
THE BUSINESS CLUB L.L.C.
LIRIAN CARS L.L.C.
BUS SOFTËARE SH.P.K.
GLOBOSOS SH.P.K.
AGENCY S&E SH.P.K.
DEVOLLI GROUP SH.P.K.
VITALAND L.L.C.
BEYOND SH.P.K.
ELBA PARTNERS L.L.C.
PITE KATUNI SH.P.K.