Kevin Hart qan pasi lexon skenarin e filmit “Fatherhood”
26 maj 2019
| 13:24
Aktori i njohur Kevin Hart do të luajë në filmin e ri “Fatherhood”. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë aktori me anë të një shkrimi në rrjetin social “Instagram”.
Ai ka thënë se ka qarë pasi ka lexuar 35 faqet e para të skenarit të këtij filmi.
“Jam shumë i lumtur. Unë do t’i filloj xhirimet e filmit tim të ardhshëm në qershor. Është një film i zhanrit dramë ‘Fatherhood’. “Skripti i skenarit është shumë i mirë. Unë kam filluar të qaj pasi kam lexuar 35 faqet e para”, ka thënë Hart.