Kevin i ‘Home Alone’ bëhet baba për herë të parë
13 prill 2021
| 11:17
Ylli i “Home Alone”, Macaulay Culkin është bërë baba për herë të parë. 40-vjeçari dhe e dashura Brenda Song janë shumë të lumtur pasi mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë.
Emrin ia kanë vendosur në kujtim të motrës së ndjerë të Macaulay, Dakota Song Culkin.
Bëhet e ditur se fëmija i tyre lindi të hënën me 5 Prill. Brenda dhe Macaulay, të cilët u takuan në setin e Changeland në 2017, e kanë mbajtur të fshehtë lajmin se do të bëhen prindër deri në ardhjen në jetë të djalit.
Gjithë bota e njeh si Kevin i ‘Home Alone’ dhe sado që është rritur, imazhi që ne duam të kemi në mendje është ai i vogëlushit që nuk lë dy gurë bashkë dhe na kujton festat e fundvitit, periudhën më të bukur.