KF Arbëria: Nuk do të bëjmë ndryshime në shtabin teknik

02 qershor 2020 | 16:08

Skuadra e Arbërisë që ka siguruar inkuadrimin në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, ka njoftuar se nuk është në bisedime me asnjë trajner dhe se drejtuesit aktual të shtabit teknik e kanë besimin e klubit.

“KF Arbëria ka shtabin teknik i cili kryesohet nga kryetrajneri Nuhi Bahtiri, ndihmëstrajneri Arsim Tërshani dhe trajneri i portierëve Xhelil Gashi duhet të informojmë publikun se KF Arbëria ende nuk ka menduar të shoh më larg rreth çështjes së ‘shtabit teknik’, pasi nga kjo treshe e trajnerëve ka e ka krijuar suksesin historik. KF Arbëria do ta respektojmë punën e tyre dhe jo ta nënvlerësojë”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Dobraja e Madhe e Lipjanit. (V.Z / Epoka e re)  

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit të Qeverisë në detyrë për plotësimin e masave…