KF Besa në krizë të thellë, rrezikon shuarjen
16 gusht 2022
| 14:15
Klubi i njohur kosovar, Besa nga Peja po kalon momentet më të vështira në histori të klubit.
Pasi nuk arritën të mbijetojnë në Ligën e Parë gjatë sezonit të kaluar, pejanët duket se nuk do t’i fillojnë garat as në Ligën e Dytë. Indeksonline mëson se KF Besa nuk është e gatshme të garoj në Ligën e Dytë pas problemeve financiare dhe atyre organizative.
Skuadra e njohur kosovare do të tërhiqet nga garat derisa të riorganizohet për të filluar nga zero. Vendin e saj në Ligën e Dytë do ta zë një skuadër nga Liga e tretë.
Besa ka fituar tri herë Superligën e Kosovës derisa tri herë të tjera është shpallur kampion i Kupës së Kosovës.