KF Drenica bëhet me kryesi të re
KF Drenica nga Skenderaj pati një edicion jashtëzakonisht të keq ku edhe e humbni për herë të parë statusin e skuadrës elite në futbollin kosovar, kurse tash kjo skuadër është bërë me kryesi të re.
Pas dorëheqjes së presidentes, Mihane Kodra – Bekteshi, Bordi i KF Drenica i ka ndërmarrë hapat e parë drejt riorganizimit të klubit.
Unanimisht u zgjodh edhe kryesia e re, e cila do të përbëhet nga Gëzim Ramadani (president), Çaush Dobra (zëvendëspresident i parë) dhe Bastri Durmishi (zëvendëspresident i dytë). Bashkim Idrizi u zgjodh drejtor sportiv i klubit.
“Udhëheqësisë së lartcekur të klubit iu besua dhe u autorizua për organizimin e mëtejmë të klubit. Gjatë ditëve në vijim do të vazhdon puna e drejtueseve të sapozgjedhur për ndërtimin e skuadrës për edicionin e ri të garave 2022/23”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi nga Drenica.