KF Drenica frikë nga tërmeti, rikthehet në Kosovë
29 janar 2020
| 17:43
Skuadra e Drenicës e ka përfunduar parakohe fazën përgatitore në Shqipëri, pasi të martën në mbrëmje është ndierë një tjetër lëkundje të fortë tërmeti në qytetin e Durrësit.
Nga frika, ekipi i Drenicës e ka parë të udhës të kthehet sërish në Kosovë dhe t’i vijojë përgatitjet deri në prag të fillimit të kampionatit. Kjo edhe sepse akoma nuk është harruar ende tërmeti i 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima.
Sot në mëngjes kemi mbërri në Kosovë. Nuk kishte disponim që të qëndrojmë më shumë atje, sepse u krijua një panik, e që ishte normal”, ka thënë për “Olle”, Gani Sejdiu, trajner i Drenicës.
/Epoka e re/