KF Dukagjini kompleton stafin e trajnerëve

02 korrik 2024 | 15:10

Skuadra e Dukagjinit nga Klina ka bërë ndryshime në shtabin teknik. Në vend të Armend Dallkut në pozitën e shefit të shtabit teknik është angazhuar Ismet Munishi, derisa të martën kjo skuadër ka bërë me dije se stadin teknik e plotësojnë edhe dy emrat e njohur Ardian Basha dhe Ndue Pergjokaj.

“Stafi i trajnerëve është kompletuar me dy ndihmesë-trajnerët Ardian Basha dhe Ndue Pergjokaj. Shtabi teknik qe udhëhiqet nga kryetrajneri Ismet Munishi tani kompletohet me ardhjen e dyshes Basha dhe Pergjokaj. Ata me përvojën e tyre do të ndihmojnë klubin ne arritjen e synimeve për sezonin e ri. Ne ju urojmë mirëseardhje dhe suksese”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata e Komunës së Gjilanit ka zgjatur orarin e punës…