KF Istogu kalon në shoqëri aksionare
KF Istogu nga OJQ ka kaluar në shoqëri aksionare, këtë e ka bërë të ditur klubi përmes faqes në “Facebook”.
‘Hotel ‘Trofta’ me përfaqësues Faton Bytyqi bënë pjesë me 51% të aksioneve, ndërsa 49% e aksioneve tjera janë nga ‘Çeta – General Invest Group’ , ‘Shkëmbi SHPK’, Kujtim Gusturanaj , ‘Ma.Con’ , ‘Liridona-A’ , ‘Biohit’ , ‘Menti SHPK’ dhe ‘Gurra SHPK’ janë këta aksionarët që e përbëjnë Shoqërinë Aksionare të klubit futbollstik ‘Istogu’‘, thuhet në konfirmim.
Sipas këtij njoftimi, fillimisht, presidenti i klubit Faton Bytyqi, mori fjalën duke falënderuar të pranishmit që kanë gjetur kohë që të marrin pjesë në këtë mbledhje, dhe të gjejnë mënyrën që të bashkëfinancojnë në mënyrë që klubi të ecë në rrugë të mbarë dhe të korrim suksese të përbashkëta.
“Jam shumë i gëzuar që arritëm ta definojmë pozicionin e klubit, të bashkohemi të gjithë në mënyrë që KF ‘Istogu’ të jetë në shoqëri aksionare. Prioriteti ynë është që të punojmë me grupmosha të reja dhe ta krijojmë një akademi të klubit sa më profesionale, në mënyrë që në të ardhmen të kemi lojtarë nga akademia jonë. Gjithashtu të nxjerrim talentë nga rrethi jonë që mund të depërtojnë në futbollin evropian”, ka thënë Bytyqi.
“Pjesëmarrësit tjerë poashtu falënderuan nikoqirin e takimit duke pohuar se kjo iniciativë për t’i dalë në ndihmë klubit është shumë e qëlluar dhe se janë të gatshëm të bashkëpunojnë për të mirën e klubit dhe sportistëve të rinj. Në anën tjetër, drejtori i klubit Fazli Bytyqi, falënderoi pjesëmarrësit, Komunën e Istogut dhe Kryetarin Rugova për gatishmërinë që të dalin në ndihmë për lehtësimin e procedurave për dokumentacion të nevojshëm për privatizimin e klubit që është në të mirë të dy palëve . Fare në fund klubi futbollistik ‘Istogu’ njofton se shumë shpejt do të bëhet edhe prezantimi i klubit dhe i aksionarëve të rinj, por për informacione të sakta dhe me të detajuara, ju njoftojmë në ditët në vijim”.