
KF Liria, mirënjohje për mbështetësit
07 shkurt 2018
| 10:57
KF Liria i ka falënderuar disa nga mbështetësit, duke u dhënë mirënjohje. Pa dyshim se mbështetësja kryesore e kësaj skuadre vazhdon të mbetet komuna.
Kryesia KF Liria për arritjet dhe sukseset, krahas komunës, falënderon edhe Policinë e Kosovës, Shërbimin e Urgjencës, Kabinetin “Five Stars” si dhe subjektet e tjera që në cilëndo formë po e mbështesin klubin. Liria pret mbështetje edhe më të madhe në prag të stinorit pranveror nga të gjitha subjektet.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)