KF Liria ndan rrugët me trajnerin Rexhepi
KF Liria është inkuadruar në Superligë nën drejtimin e Xhengis Rexhepi, por klubi prizrenas sot ka konfirmuar se ka ndarë rrugët me Rexhepin, por që nuk e ka përjashtuar mundësinë që sërish të bashkohen në të ardhmen.
Sipas njoftimit të Lirisë, kontrata me trajnerin në fjalë ka qenë deri në fund të sezonit.
“Me inkuadrimin në Superligë, Liria dhe trajneri Xhengis Rexhepi, kanë ndarë rrugët. Kontrata e klubit me trajnerin ka qenë deri në përfundim të stinorit, që zyrtarët e vlerësojnë të suksesshëm. Klubi falënderon për punën profesionale dhe suksesin e arritur. ‘Po ndahemi me marrëveshje të dyanshme, dhe me bindjen që kjo nuk është lamtumirë. Dera për trajnerin Xhengis Rexhepi , do të jetë e hapur gjithmonë’, thonë drejtues të Lirisë. Klubi i dëshiron suksese në vazhdim, duke e falënderuar në emër të tifozëve e adhuruesve anë e kënd, për punën dhe suksesin e treguar”, thuhet në njoftimin e Lirisë.
/Epoka e re/