KF Llapi: Sulmi ndaj trajnerit Bylbyl Sokoli, akt qyqar që e dëmton futbollin në përgjithësi

07 tetor 2018 | 00:23

KF Llapi ka reaguar ndaj sulmit fizik që i është bërë trajnerit të tyre, Bylbyl Sokolit, të shtunën në mbrëmje nga persona ende të panjohur.

“Ky akt qyqar që përveç se ka dëmtuar Profën si individ ka dëmtuar gjërë futbollin e Kosovës. Shpresojmë që organet gjyqësore sa më shpejtë ta zbardhin rastin në fjalë, kurse ne si klub i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë trajnerit”, është thënë në reagimin e KF Llapit.

Reagimi i plotë i KF Llapit:

REAGIM ZYRTAR I KF LLAPI PËR SULMIN NDAJ KRYETRAJNERIT BYLBYL SOKOLI

Pas ndeshjes së sotme të javës së IX-të ndaj FC Prishtinës, si çdo ndeshje paraprake edhe pas kësaj u mblodhën shtabi teknik e futbollistët ku më pas u nisëm drejt Podujevës, kurse gjatë rrugës në portale filluam të lexojmë lajme se gjatë hyrjes në banesë, kryetrajneri i skuadrës Bylbyl Sokoli është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur.

Ky akt qyqar që përveç se ka dëmtuar Profën si individ ka dëmtuar gjërë futbollin e Kosovës.

Shpresojmë që organet gjyqësore sa më shpejtë ta zbardhin rastin në fjalë, kurse ne si klub i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë trajnerit!

Podujevë, 6 tetor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në lokalet e Universitetit Internacional të Novi Pazarit-dega në Preshevë,…