KF Llapi transferon Dardan Musliun

13 shkurt 2023 | 11:30

Skuadra e Llapit ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me futbollistin Dardan Musliu. Musliu te klubi nga Podujeva ka kaluar nga klubi gjerman, FV Lorrach-Brombach.

“KF Llapi njofton se ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të qendrës, Dardan Musliu. 19-vjeçari i lindur dhe i rritur në Gjermani, bashkohet me Llapin me kontratë 1-vjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për një-vit tjetër. Musliu vjen në klubin tonë nga klubi gjerman, FV Lorrach-Brombach. Klubi është duke punuar intensivisht në krijimin e ekipit U-21 për edicionin e ri dhe Musliu përveç ekipit senior do mund të aktivizohet edhe në atë U-21”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Llapit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 430 policë të rinj i janë bashkuar Policisë së…