KF Ramiz Sadiku me sukses përmbyll fazën përgatitore në Durrës

03 shkurt 2025 | 11:17

Skuadra e KF Ramiz Sadiku ka përmbyllur me sukses fazën përgatitore në Durrës, ku për disa ditë zhvilloi seanca intensive stërvitore dhe ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.

Përveç stërvitjeve të përditshme, KF Ramiz Sadiku zhvilloi edhe dy ndeshje miqësore, të cilat shërbyen si test i rëndësishëm për vlerësimin e formës së lojtarëve dhe implementimin e skemave taktike.

“Pas një faze të suksesshme përgatitore, skuadra tani rikthehet në Kosovë me synime të qarta për sezonin e ri, duke synuar rezultate pozitive dhe paraqitje të denjë në kampionat”, thuhet në njoftimin e skuadrës prishtinase.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse keni menduar të filloni një rutinë të re stërvitjeje…