
KF Vëllaznimi ndahet me trajnerin Josa
12 mars 2025
| 15:53
Skuadra e Vëllaznimit është ndarë me trajnerin Mirel Josa. Arsyeje e ndarjes e skuadrës kuqezi nga Gjakova me trajnerin nga Shqipëria janë rezultat jo të mira në Ligën e Parë.
“KF Vëllaznimi dhe kryetrajneri Mirel Josa, sot kanë arritur marrëveshje të dy anshme për shkëputjen e bashkëpunimit. KF Vëllaznimi e falënderon kryetrajnerin Josa për bashkëpunimin dhe punën e deritanishme dhe i uron sukses në të ardhmen. Mbi të gjitha është Vëllaznimi”, thuhet në njoftimin e Vëllaznimit.