KF Vëllaznimi nderon pensionerët
24 shtator 2018
| 19:22
Skuadra e futbollit nga Gjakova, Vëllaznimi ka nderuar pensionerët për këtë sezonë.
Kjo për shkak se klubi i futbollit u ka dhuruar kartela vjetore për sezonin 2018/2019 që nënkupton se pensionerët janë të liruar nga pagesa e biletës për të ndjekur ndeshjet e këtij ekipi, njofton Klan Kosova.
Ky është gjesti i parë nga një klub futbolli në Kosovë që ndihmon pensionerët në këtë mënyrë.