KF Vëllaznimi shpallë ambasador nderi këta tre persona të famshëm
KF Vëllaznimi ka mbajtur mbledhjen e parë me kryesinë e re.
Vendimi më i rëndësishëm që është marrë në këtë mbledhje ka qenë shpallja e ambasadorëve të nderit për KF Vëllaznimin.
Lorik Cana, Shkëlzen Doli dhe Edita Doli janë shpallur nga skuadra si ambasadorë nderi, të gjithë këta kanë kontribuar për qytetin dhe i kanë qëndruar klubit afër edhe në ditët më të këqija.
Më poshtë shkrimi i plotë:
Të dashur adhurues të KF “Vëllaznimi” Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se në mbledhjen e parë te mbajtur të Kryesisë së Re të KF “Vëllaznimi”, në mesin e vendimeve të tjera, kjo kryesi ka vendosur që ti shpallë Ambasador nderi të KF “Vëllaznimi”, tre përfaqësues të denjë të qytetit të Gjakovës, të tre ekspertë të jashtëzakonshëm dhe me ndikim në fushat e tyre, brenda dhe jashtë Kosovës:
1.Lorik Cana (Kapiten legjendar si dhe futbollist ndërkombëtar)
2.Shkëlzen Doli (Violinist i Filharmonisë së Vjenës)
3.Edita Doli (Gazetare-drejtoreshë e emisionit “Radar” në Radio Dukagjini.
Vlen të theksohet që ky vendim është marre, bazuar në faktin që edhe më heret, qe të tre këta përfaqësues dinjitoz të fushës së Kulturës, Artit dhe të Sportit shqiptar e ndërkombëtar, kanë qëndruar shumë afër klubit në ditë të mira e të vështira, duke qenë të lidhur emocionalisht, pa marrë parasysh vendqëndrimit të largët të tyre nga qyteti ynë!
Distanca e largët nuk i ka penguar fare në dhënien e kontributit të tyre në ç’do formë e mjet për Klubin e zemrës së tyre në veçanti dhe klubin e zemrës tonë në përgjithësi!
Ne jemi të bindur që, të motivuar nga ky titull nderi, kontributi i tyre veç sa do të vije duke u shtuar dhe ndikimi i tyre do ti jep një energji të re përpjekjeve tona, jo vetëm për mbijetesë por për mobilizim sa më të madh që të gjithë të bashkuar, ta ngrisim lartë e më lartë moralin, nderin dhe emrin më të dashur për të Kuqezinjtë e Jakovës dhe të qytetit të traditës e të kulturës: KF “Vëllaznimi” Na prift e mbara Kryesia e KF “Vëllaznimi”