KFF Mitrovica fituese e Kupës së Kosovës 

19 maj 2021 | 19:28

KFF Mitrovica është fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2020/21.

Pak ditë pasi u kurorëzuan me titullin e kampionit në Ligën e Femrave, futbollistet e Mitrovicës iu gëzuan edhe trofeut të dytë për këtë edicion, pasi në finalen e zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me lehtësi e mundën skuadrën Kosova VR (P), me rezultat bindës 6:0.

Për Mitrovicën ky është suksesi i katërt radhazi në këtë garë, e po aq trofe ka fituar edhe në kampionat, duke e vazhduar mbizotërimin në futbollin e femrave në katër vitet e fundit.

Tre gola për Mitrovicën i shënoi Kaltrina Biqkaj(12’, 32’ e 62’), me dy gola kontribuoi Donjeta Halilaj (6’ e 70’), derisa një gol e realizoi edhe Edona Kryeziu (65’). Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve dhe trofeut morën pjesë presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave dhe njëherësh anëtarja e KE-së, Vjollca Krasniqi dhe menaxherja e futbollit të femrave, Valbona Gashi-Uka.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ismail Syla 1. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e…