KFOR-i gjerman dhuron donacion për FSK-në në vlerë prej 140 mijë euro
02 shkurt 2018
| 16:32
Në bazën e KFOR-it gjerman në Prizren, të premten është mbajtur ceremonia e dorëzim-pranimit të një kontingjenti të madh me material sanitar dhe pajisje tjera të Spitalit gjerman për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Vlera e këtij donacion kap shumën prej 140 mijë euro.
Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe zëvendësministri i MFSK-së, Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, shefi i shtabit të KFOR-it, gjeneralbrigade Lawrence Powell, drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT-it), gjeneralbrigade Ralf Hoffmann, komandanti i kontingjentit të 48-të gjerman të KFOR-it, nënkolonel Hans Jurgen Elsen, oficerë të KFOR-it dhe të FSK-së.