KFOR-i amerikan dhuron donacion dhjetë shtretër për QKMF-në në Kamenicë
19 gusht 2020
| 14:49
Donacionet në Komunën e Kamenicës janë të shpeshta. Kësaj radhe KFOR-i amerikan së bashku me Njësitin për Ndërlidhje dhe Monitorim kanë dhuruar dhjetë shtretër për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Kamenicë.
Këta shtretër kanë ardhur si kërkesë e drejtoreshës së Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi. “Para disa ditësh kam bërë kërkesë për disa shtretër dhe menjëherë KFOR-i amerikan i është përgjigjur kërkesës sime, ku kanë dhuruar dhjetë shtretër, dhe i falënderoj shumë për këtë donacion dhe për bashkëpunim që kanë me ne”, ka thënë ajo, duke theksuar se këta shtretër ishin tejet të nevojshëm për QKMF-në.