KFOR-i: Britanikët po i testojnë shkathtësitë për reagim ndaj çdo situate sigurie

19 shtator 2024 | 22:29

KFOR-i ka njoftuar se regjimenti Mbretëror britanik nga Yorkshire, i cili mbrëmë aterroi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, i kanë nisur ushtrimet, Në njoftim thuhet se britanikët po i testojnë shkathtësitë për reagim ndaj çdo situate sigurie.

“Regjimenti Mbretëror i Yorkshire nga Mbretëria e Bashkuar po teston shkathtësitë dhe procedurat e tyre për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë që mund të ndikojë në stabilitetin rajonal”, ka thënë KFOR-i në një njoftim në X.

lg.php.gifSipas këtij misioni, këto janë aktivitete të rregullta të cilat janë kyçe për të ruajtur gatishmërinë operative të KFOR-it dhe aftësinë për të vazhduar zbatimin e misionit të tyre.

“Stërvitja rutinë e Ushtrimit Operativ Trajnues, e cila ka nisur më 18 shtator dhe do të vazhdojë deri në fund të tetorit të vitit 2024, përfshin njësite nga misionit i KFOR-it i drejtuar nga NATO dhe nga forcat rezervë që kontribuojnë nga Regjimenti i Yorkshire i Mbretërisë së Bashkuar”, potencoi KFOR-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kujtuar doganierin…