
KFOR-i dhe EULEX-i nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi
Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano dhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, kanë nënshkruar procedurat e përbashkëta operative dhe një memorandum mirëkuptimi ndërmjet KFOR-it dhe EULEX-it.
Për këtë, mirënjohës është shprehur Barbano.
Përmes një postimi në “X”, shefi i EULEX-it ka thënë se këto marrëveshje do të forcojnë koordinimin në terren dhe bashkëpunimin e ndërsjellë për të mbështetur stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë.
“Shumë i kënaqur që nënshkruam sot, bashkë me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, procedurat e përbashkëta operative të rishikuara dhe një memorandum mirëkuptimi ndërmjet KFOR-it dhe EULEX-it. Këto marrëveshje do të forcojnë koordinimin tonë në terren dhe bashkëpunimin e ndërsjellë për të mbështetur stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë”, ka shkruar Barbano.