
KFOR-i dhe Garda Kombëtare e Oregonit diskutojnë për sigurinë në Kosovë
25 mars 2025
| 15:51
Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka takuar shefin e Gardës Kombëtare të Oregonit, Alan R. Gronewold.
Gjatë takimit, ata kanë diskutuar për sigurinë në Kosovë, stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e KFOR-it për dialogun e Brukselit.
Barduani ka falënderuar Gronewold për kontributet e shtetit të ShBA-së në KFOR dhe stabilitetin rajonal.
Gjatë vizitës së tij, ushtaraku nga Amerika është takuar me trupat e Komandës Rajonale Lindore, ku është njoftuar më shumë për misionin e KFOR-it dhe foli për arritjet e ushtarëve.