KFOR-i dhuron pako ushqimore për familjet në nevojë
16 janar 2024
| 16:15
Trupat e KFOR-it kanë treguar anën e tyre humanitare duke i ndihmuar me pako ushqimore disa familjeve në nevojë.
KFOR-i ka treguar se këtë veprim e ka bërë për të gjitha familjet, pa dallim etnie.
“KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të lirë të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, ka njoftuar KFOR-i.