KFOR-i gjerman ushtron amerikanët për qitje me armë, më të mirët mund ta marrin çmimin ‘Schützenschnur’
22 prill 2024
| 16:54
Misioni Paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka njoftuar se ushtarët gjermanë të caktuar në komandën Rajonale-Lindje kanë organizuar për ushtarët e ShBA-së në kampin “Bondstel” një kurs për gjuajtje me armë.
“Ushtarëve të regjistruar iu dha mundësia për të fituar çmimin ‘Schützenschnur’ për aftësinë e armëve dhe aktivitete të tjera për të testuar gatishmërinë e tyre operacionale”, ka njoftuar KFOR-i.