KFOR-i hap ekspozitë në parkun memorial “Heroinat”

01 tetor 2022 | 22:11

KFOR-i ka hapur një ekspozitë në parkun memorial “Heroinat” dhe do të jetë e hapur deri më 15 tetor.

Kjo ekspozitë ngërthen në vete disa nga momentet më të bukura të shkrepura nga vetë ushtarët e KFOR-it gjatë kohës së tyre në detyrë.

“Për një përvojë edhe më të bukur, ju sygjeroj ta vizitoni pas orëve të mbrëmjes, për të pasë mundësi të përjetoni emocionet dhe ngjyrat vibrante që kjo ekspozitë ofron. Falënderoj KFOR-in për realizimin e kësaj ekspozite krahas kontributit të vazhdueshëm në ofrimin e sigurisë për qytetarët tanë!”, ka shkruar në “Facebook” kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje, përmes një akademie perkujtimore dhe filmit dokumentar kushtuar rektorit…