![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/mehaj-6.jpg)
‘KFOR-i i kënaqur me arritjet e FSK-së’
25 mars 2022
| 15:41
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është takuar të premten me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari.
Mehaj ka bërë me dije se gjatë takimit, Kajari është shprehur i kënaqur me të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit në mes të KFOR-it dhe FSK-së.
“Ndër të tjera, të dy shprehëm gatishmërinë e plotë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi në funksion të sigurisë dhe stabilitetit vendor, si dhe ati rajonal e më gjerë”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
I pari i Mbrojtjes ka thënë se me Kajarin janë pajtuar për koordinim të ndërsjellë për çështjet e interesit të përbashkët.