KFOR-i italian i gatshëm për projekte të përbashkëta me FFK-në
23 mars 2023
| 14:27
Sot për vizitë në Federatën e Futbollit të Kosovës ka qenë një delegacion i trupave të KFOR-it italian, të cilët u pritën nga nënkryetarët Bakir Burri e Agim Dibrani dhe sekretari i përgjithshëm Taulant Hodaj.
Në këtë takim u diskutua për mundësitë dhe format e bashkëpunimit. Anëtarët e delegacionit të KFOR-it italian u shprehën të gatshëm për të përkrahur FFK-në në të gjitha segmentet në aspektin sportiv dhe në atë infrastrukturor dhe në realizimin e projekteve të përbashkëta në funksion të të rinjve të të gjitha etnive në vendin tonë.
Ata po ashtu uruan që Përfaqësuesja e Kosovës të ketë rrugëtim të suksesshëm në kualifikimet për “Euro 2024” dhe realizim të objektivit.