KFOR-i italian viziton Devolli Corporation
30 tetor 2019
| 15:09
Koloneli i KFOR-it italian, Salvatore Sansone së bashku me ekipin e tij sot qëndroi për vizitë në fabrikën e Devolli Corporation, ku u njoftua me punën dhe prodhimin e produkteve të kafes espresso, turke dhe asaj instant.
Në këtë vizitë koloneli italian u prit nga përfaqësuesit e korporatës Devolli me ç’rast, Ismet Bojku e falënderoi atë dhe trupat e tjerë të KFOR-it, të cilët kanë shprehur dëshirën të vizitojnë Devolli Corporation.
Ai tha se Devolli Corporation çdo ditë po rritet e kjo falë viteve të punës së përkushtuar dhe të vazhdueshme.