KFOR-i: Jemi të gatshëm të përgjigjemi nëse ka nevojë
KFOR-i ka njoftuar se është duke e monitoruar nga afër situatën në Banjskë të Mitrovicës së Veriut.
Përmes një njoftimi për medie, KFOR-i ka thënë se janë të pranishëm në këtë zonë dhe i gatshëm për t’iu përgjigjur situatës, nëse kërkohet.
KFOR-i ka deklaruar se Policia e Kosovës, si reaguese e parë, ka përgjegjësinë parësore për menaxhimin e incidentit në terren.
‘’Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë, dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje”, është thënë në njoftim.
Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka thënë se e dënon ashpër sulmin kundër Policisë së Kosovës dhe dërgon ngushëllimet më të thella për familjen e policit të vrarë sot në orët e para të mëngjesit në Banjskë.