KFOR-i kërkon nga protestuesit që të tërhiqen, ata refuzojnë

29 maj 2023 | 13:22

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka kërkuar nga protestuesit para objektit komunal në Zveçan që të tërhiqen për t’ia liruar rrugën një veture të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës që të largohet nga vendi i ngjarjes.

Megjithatë, siç ka raportuar portali serb në veri “Kontakt Plus Mitrovica”, qytetarët serbë kanë refuzuar kërkesën e KFOR-it.

Përgjigje të njëjtë ata i kanë kthyer pak më parë edhe Goran Rakiqit, kryetar i Listës Serbe.

Ata ende qëndrojnë në kërkesën e tyre se nuk do të largohen derisa të gjithë pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen deri në jug të Ibrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më rastin e 24-vjetorit të rënies së heronjve Rasim Kiçina…