KFOR-i: Makina dhe pajisje ushtarake do të futen nga Maqedonia e Veriut për në Kosovë
Misioni ndërkombëtar i KFOR-it në Kosovë ka bërë të ditur se disa makina dhe pajisje ushtarake do të futen nesër nga kufiri me Maqedoninë e Veriut dhe do të vazhdojnë nga Fushë Kosova drejt kampit në Novo Selo.
KFOR kërkon nga popullata që t’u u afrohet autokolonave me kujdesin e duhur dhe respektimin e rregullave të komunikacionit, shkruan express.
Në një komunikatë, KFOR bën të ditur se mjetet do të udhëhiqen nga batalioni hungarez dhe ato do të kontribuojnë për një mjedis më të sigurt në vend.
Kjo është komunikata e plotë:
Automjetet dhe pajisjet ushtarake, duke përfshirë transportuesit e personelit të blinduar (BTR), do të hyjnë në Kosovë nga kufiri i Maqedonisë së Veriut dhe nga Fushë Kosova gjatë rrugës për në kampin Novo Selo midis 21-26 dhjetor 2021.
Lëvizja logjistike e këtyre automjeteve dhe pajisjeve është pjesë e paravendosjes së aseteve të Forcave Rezervë Operative të Forcës së Kosovës. Gjatë vitit të ardhshëm batalioni i parë i njësive rezervë do të sigurohet nga Hungaria duke siguruar një gatishmëri shumë të lartë për KFOR-in që do të ruajë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.
Shoferë ushtarakë me përvojë nga Batalioni i Rezervës Operacionale Hungareze do të drejtojnë automjetet; të gjitha lëvizjet do të bëhen me çdo masë paraprake për të pakësuar ndikimin në trafikun publik.
KFOR-i kërkon nga popullata që t’u afrohet autokolonave me kujdesin e duhur dhe respektimin e rregullave të komunikacionit. Madhësia dhe shpejtësia e autokolonës, si dhe gjatësia dhe mënyra e udhëtimit, janë të ndryshme nga ato që përdoren në transportin e përditshëm rrugor. Në pjesën e përparme dhe të pasme të kolonës do të ketë mjete që drejtohen nga Policia Ushtarake.
Të gjitha lëvizjet miratohen, koordinohen dhe mbështeten nga të gjitha autoritetet lokale dhe kombëtare të aplikueshme.