KFOR-i mban kurs vetëmbrojtjeje për nxënëset e shkollës së mesme ‘Kadri Kusari’ në Gjakovë
15 janar 2024
| 13:05
KFOR-i ka mbajtur një kurs vetëmbrojtjeje me nxënëset e shkollës së mesme “Kadri Kusari” në Gjakovë.
“Komanda Rajonale Perëndimi dhe Batalioni ORF i KOFR-it kanë mbajtur një kurs vetëmbrojtjeje për nxënëset vajza të shkollës ‘Kadri Kusari” në Gjakovë. Kjo iniciativë dëshmon përpjekjet e vazhdueshme që ushtarët e KFOR-it i bëjnë kundër të gjithë dhunës në bazë gjinore”, ka njoftuar KFOR-i.