KFOR-i mban stërvitje, thotë se situata në Kosovë është nën kontroll
05 maj 2019
| 11:19
Trupat ushtarake të NATO-s të pozicionuara në Kosovë do të vazhdojnë stërvitjet në disa pjesë të ndryshme të Kosovës.
Kjo është bërë me dije në faqen e KFOR-it në “Facebook”, ku theksohet se kjo është vetëm një stërvitje normale e zbarkimit dhe procedurave.
Sipas tyre, situata mbetet nën kontroll dhe pa asnjë kërcënim të mundshëm.
“KFOR-i vazhdon të stërvitet për të qenë i gatshëm dhe të garantojë siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë. Në ditët e ardhshme do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës. Kjo është vetëm një stërvitje normale e zbarkimit dhe procedurave. Situata mbetet nën kontroll, pa asnjë shenjë kërcënimi të mundshëm”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
/Epoka e re/