KFOR-i mbështet drejtorinë e mirëqenies sociale në komunën e Zveçanit
Komanda Rajonale e KFOR-it, Zona Lindje dorëzoi kompjutera personalë, telefona dhe mobilje per zyre me vlerë 4.000 Euro në departamentin e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Zveçanit, një qytet me popullsi prej 17,000 banorë në veri të Kosovës.
Projekti u zbatua nga dega e KFOR-it për Bashkëpunim Civil-Ushtarak në kuadër të mbështetjes që u dha në mbarë Kosovën për institucionet, komunitetet dhe qytetarët pa dallim etnie.
Svetlana Mihajloviq, e cila drejton Departamentin, i falenderoi përfaqësuesit e KFOR-it për mbështetjen që do t’ua mundësojë personelit të saj të kryejë detyrat në mënyrë më efikase, në dobi të komuniteteve lokale.
Departamenti i Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale të Zveçan adreson një gamë të gjerë detyrash, p.sh. kryerjen e aktiviteteve të mirëqenies sociale, lehtësimi i qasjes në kujdesin parësor shëndetësor, vlerësimi i nevojave për ndihmë sociale. Ata gjithashtu monitorojnë situatën sociale me fokus të veçantë te gratë, fëmijët dhe të moshuarit, duke bashkëpunuar me institucionet humanitare dhe profesionale.