KFOR-i mbështet trajnimin profesional për gratë viktima të dhunës
Makineri profesionale të qepjes dhe mjete dhe pajisje të tjera të rrobaqepësisë janë dhuruar nga KFOR-i për Organizatën Joqeveritare ‘Jeta’ me qendër në Deçan, për të mundësuar kurse të trajnimit profesional në favor të grave viktima të dhunës me bazë gjinore ose në gjendje të dëshpëruar.
Projekti është financuar nga NATO dhe është implementuar nga ushtarët italianë të KFOR-it nga Komanda Rajonale Perëndim, në kuadër të ndihmës së ofruar në mënyrë të paanshme për të gjitha komunitetet e Kosovës.
“Jeta” është themeluar në vitin 2005 për të ndihmuar gratë në nevojë pa dallim etnie, moshe dhe feje, duke ofruar trajnime profesionale si kuzhiniere, parukiere dhe rrobaqepës.
“Gjatë viteve, shumë gra kanë përfituar nga aktivitetet e OJQ-ve, dhe ne jemi mirënjohëse për përkrahjen e KFOR-it”, tha drejtoresha e “Jeta-s”, Safete Gacaferi, e cila gjithashtu po avokon për promovimin e të drejtave dhe kushteve të grave në Kosovë.
“Operacioni i udhëhequr nga NATO është i përkushtuar për të ndihmuar ato institucione dhe organizata që mbrojnë gratë dhe të promovojnë rolin e tyre në Kosovë, në përputhje me frymën e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, deklaroi kolonel Gianluca Figus, Komandant i Njësisë shumëkombëshe të KFOR-it, e përbërë nga personeli ushtarak italian, austriak, slloven, polak, moldavë, zvicerian dhe turk që vepron në Kosovën perëndimore.
Në lidhje me këtë, javën e kaluar një Ekip i Ndërlidhjes dhe Monitorimit i Ushtrisë amerikane që i përkasin Komandës Rajonale të KFOR-it Lindje, i ofroi ndihmë strehës për gratë viktima të dhunës në familje “Shtëpia ime”, të vendosura në Ferizaj./KP/