![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/kfor2.jpg)
KFOR-i: Më 30 dhjetor ushtarët italianë do të mbajnë ushtrime në Ujman, do të përdoren edhe anijet
KFOR-i përmes një njoftimi për medie ka bërë me dije se ushtarë italianë që janë në kuadër të KFOR-it do të kryejnë trajnimet vjetore në Komunën e Zubin Potokut përkatësisht tek diga e Ujmanit.
Ushtrimi do të mbahet më 30 dhjetor, dhe në këtë aktivitet të ushtrisë italiane do të përfshihen edhe anije italiane me qëllim që të plotësohen kërkesat e specifikuara të trajnimit të ushtarëve.
Në fund të njoftimit është thënë se “KFOR-i specifikon se janë mision paqeruajtës i udhëhequr nga NATO, i përbërë nga pjesëtarë të shërbimit nga 27 vende. që ka mbajtur një prani të qëndrueshme që nga viti 1999, në përputhje me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara përkatësisht Rezolutën 1244”.
“Misioni i KFOR-it dhe Komandës Rajonale-Lindje është të ruajnë në mënyrë të paanshme një siguri dhe mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, duke ofruar paqe dhe stabilitetin në rajon”, ka njoftuar KFOR-i.