KFOR-i mirëpret reduktimin e Policës nga objektet komunale në Veri

04 gusht 2023 | 19:03

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për tërheqjen për herë të dytë të njësive policore në dhe përreth objekteve komunale në Veri për 25 për qind, pra total 50 për qind.

“KFOR-i mirëpret hapat për të ulur tensionet në Kosovë, duke përfshirë reduktimin e pranisë së Policisë së Kosovës pranë ndërtesave komunale”, thanë nga KFOR-i.

Ndërkaq, ata sqaruan se vlerësimi i fundit i situatës së sigurisë në dhe rreth ndërtesave komunale është bërë nga Policia e Kosovës dhe EULEXI-i, “pa miratimin e KFOR-it”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 06.08.2023 Punime në…