KFOR-i ndalon një person në Podujevë, i gjejnë armë AK-47

18 gusht 2021 | 12:04

Njësiti i KFOR-it gjatë patrullimit ka dëgjuar disa të shtëna nga arma e zjarrit. Në një distancë rreth 100 metra nga vendi i ngjarjes, njësia e KFOR-it ka ndaluar një të dyshuar, të cilit u është gjetur arma AK-47, në Podujevë.

Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës thuhet se përveç armës AK-47 është gjetur edhe një karikatorë dhe njëzet e një fishekë që dyshohet se i përkasin të njëjtës armë, përcjell Demorkacia.com.

“Podujevë 17.08.2021-18:00. Njësiti i KFOR-it gjatë patrullimit ka dëgjuar disa të shtëna nga arma e zjarrit . Në një distancë rreth 100 metra nga vendi i ngjarjes, njësia e KFOR-it ka ndaluar një të dyshuar mashkull kosovar, i cili fillimisht nuk e ka pranuar se ka shtënë me armë, por pas pak në pyll është gjetur arma AK-47 me një karikatorë dhe njëzet e një fishekë që dyshohet se i përkasin të njëjtës armë. I dyshuari ka pranuar se arma është pronë e tij dhe ka shtënë disa here në ajër me të”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka njoftuar se pas intervistimit i dyshuari është liruar, dhe rasti është në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andi dhe Melisa dukej se ishin i vetmi çift “i…