KFOR-i ndan mirënjohje për kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu
Operacioni simulativ i organizuar nga KFOR-i, bashkë me Komunën e Ferizajt, i titulluar “Shpata e Argjendtë” e që është realizua javë më parë, ka lënë përshtypje pozitive tek drejtuesit më të lartë të KFOR-it, njësive shumëkombëshe dhe KFOR-it amerikan.
Për këtë qëllim, drejtuesit e KFOR-it, ushtarakët Moore, Miyahana dhe Prager të martën janë pritur në takim në zyrën e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka shprehur vlerësimin dhe konsideratën më të lartë për drejtuesit e KFOR-it për përzgjedhjen që i kanë bërë kësaj komune, në të cilën kanë zbarkuar qindra ushtarakë javë më parë, për realizimin e operacionit “Shpata e Argjendtë”.
Ceremonia e pritjes dhe shkëmbimit të dhuratave e mirënjohjes në mes të kryetarit të Ferizajt dhe drejtuesve të KFOR-it është tregues i një qasje të re të qeverisjes lokale dhe gatishmërisë se vetëm me bashkëpunim të mirëfilltë mes palëve mund të arrihen rezultatet e duhura dhe mësimet e nxjerra për zbatim në praktikë.
/Epoka e re/