
KFOR-i paralajmëron lëvizje të ushtarëve në pjesë të ndryshme të Kosovës
04 maj 2019
| 20:51
Ushtarë të KFOR-it mund të shihen këto ditë duke lëvizur në pjesë të ndryshme të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të lëshuar për media, ndërkaq që theksohen edhe arsyet e një lëvizjeje të tillë.
Aty thuhet se kjo po bëhet si stërvitje normale e zbarkimit dhe e procedurave që garantojnë siguri për qytetarët.
Sipas KFOR-it, situata në vend mbetet nën kontroll, e që sipas tyre pa asnjë shenjë kërcënimi të mundshëm.