KFOR-i pritet t’i heq barikadat në veri

12 dhjetor 2022 | 01:21

KFOR-i pritet që gjatë 48 orëve të ardhshme t’i largojë barikadat e vendosura nga serbët lokalë në veri.

Kështu bëjnë të ditur burimet ndërkombëtare të Indeksonline.

“Gjatë 48 orëve pritet largimi i barikadave”, pohon ky burim.

Kujtojmë që sot ambasadat amerikane e britanike në Prishtinë e Beograd kërkuan urgjentisht heqjen e barrikadave.

Në reagimin e këtyre ambasadave thuhet se një arrestim nuk është justifikim për bllokimin e rrugëve, duke kërkuar urgjent heqjen e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit Evropian për Sundim të Ligjit, Lars Gunnar-…