KFOR-i realizon trajnimin kundër fobisë ndaj zjarrit dhe lirinë e lëvizjes
05 shtator 2024
| 16:05
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka bërë me dije se kanë realizuar një trajnim të premten në kapim në Novosellë.
Në njoftimin e KFOR-it është thënë se trupat italiane nga forcat rezervë kanë marrë pjesë në një sërë aktivitetesh trajnimi për fobinë nga zjarri dhe lirinë e lëvizjes.
“Ato përfshinin edhe trajtimin e pajisjeve ndezëse të improvizuara dhe pastrimin e barrierave nga rrugët dhe kalimet gjatë trazirave civile”.
“Këto aktivitete janë kyçe për të testuar procedurat afatgjate të menaxhimit të krizave dhe për të mbrojtur standardet më të larta të gatishmërisë operacionale”, ka njoftuar KFOR-i.